Bernardo Silva në radarin e Juventusit
Bernardo Silva ka tërhequr interesin e Juventusit, dhe madje edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke pritur vendimin e portugezit për të ardhmen e tij.
“Duhet të jem i pari që do të më njoftohet”, ka thënë Guardiola.
Kontrata e Bernardo Silvës skadon në fund të sezonit dhe Juventusi është ndër klubet e interesuara për të siguruar nënshkrimin e tij si agjent i lirë në fund të sezonit.
Disa burime kanë pohuar se kapiteni i Manchester Cityt ka vendosur të largohet në fund të sezonit, por ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare as nga klubi dhe as nga lojtari.
“Jam shumë i inatosur me Bernardo Silvën sepse një muaj më parë thashë: “Kur merr një vendim, unë duhet të jem i pari që do ta mësoj. Dhe ai nuk më tha asgjë ende. I thashë me shaka, ‘Më thuaj, e meritoj’, por ai nuk më tha! Kështu që nuk e di çfarë po ndodh”, ka thënë Guardiola.



