Maloku: Vetëvendosje, ngarkesë për Republikën, Osmani u bë arsyeja e stagnimit institucional

29 prill 2026 | 12:40

Analisti politik, Albinot Maloku, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të gjej forcën që të vendos Kosovën në qendër të vëmendjes përmes qeverisjes.

Ai ka thënë se kjo parti ishte imponuar si shpresë për Kosovën, por në fakt është bërë ngarkesë për Republikën.

Në këtë kontekst, Maloku ka thënë se Vjosa Osmani është bërë arsyeja e stagbimit institucionalo-politik të vendit.

“…ndonëse qytetari, më 28 dhjetor 2025, i dha fuqinë për të qeverisur Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj, kjo nuk pati forcën që, me mirësi, racionalitet e maturi, të dallohej nga secila garniturë drejtuese, duke e vendosur Republikën në qendër të vëmendjes përmes qeverisjes, para interesit për kapje e gllabërim të çkado që mundej. Ish i imponuari si shpresë për ndryshime u bë, ngarkesë për Republikën. Ish-ortakja e bashkëbëmave pas 14 shkurtit 2021, rrënuesja e partisë që dikur ishte institucion i kombit shqiptar në Kosovë, u bënë arsyeja e stagnimit institucionalo-politik të vendit. Kosova nuk e ka merituar të jetojë këto kohë. Por, mirë se kemi hyrë në kohën e komës së racionalitetit, të cilën, me siguri, do ta zgjojë aparati i qytetarit!”, ka shkruar Maloku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mori pjesë në “Kosova Finance…