Kurti nga Lipjani: Nga 51.1% sa ishte në dimër, tani do të jetë 60%

17 maj 2026 | 11:44

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se numri i tyre në zgjedhjet e 7 qershorit, është i njëjtë me numrin që kishin në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, 116.

“Ajo që do të ndryshojë këtë herë është përqindja e votave, nga 51.1% sa ishte në dimër, tani do të jetë 60%, ndoshta edhe më shumë. Para qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk do ta ndërrojnë dorën më 7 qershor, fola për ligjet që kemi miratuar për pak javë si Qeveri Kurti3”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se ligjin për çmimet tavan për produktet bazë e votuan në të dy leximet, dhe ashtu siç e premtuan e bënë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, gjithashtu ka theksuar se e kanë votuar edhe buxhetin prej 4 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, mbrëmë ka qëndruar…