Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorë privatë, fëmijë dhe studentë

22 maj 2026 | 08:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori.

Kurti, në deklarimin e tij, ka folur edhe për pakon e mëhershme kundër inflacionit, duke thënë se ajo ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës, por, sipas tij, u bllokua nga opozita.

“Pakoja për përballje me inflacionin u dërgua në Kuvendin e Kosovës, por që opozita vendosi që ta bllokojë, pasi u dashtën 2/3 e votave në Kuvend për ta kaluar këtë vendim”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrit të Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi për masa që synojnë zbutjen e ndikimit të inflacionit.

“Por, unë kam kërkuar nga Ministri i Financave, që të shfrytëzojë çdo mundësi që të përballemi me inflacioni”, ka thënë ai.

Duke prezantuar pakon e re të miratuar në Qeveri, Kurti bëri të ditur se ajo parasheh nga 100 euro mbështetje për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.

Nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kriteret e përfitimit, afatet e zbatimit dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta…