Bajrami akuzon LV-në për kapje të shtetit dhe keqpërdorim të parasë publike

24 maj 2026 | 11:33

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj sloganit të LVV-së “Krejt për shtetin, shteti për krejt”, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqpërdorim të parasë publike dhe kapje të institucioneve.

Në një postim në ‘Facebook’, Bajrami tha se për gjashtë vjet qytetarët e kanë parë “në baza ditore se shteti nuk është për krejt”, duke renditur një sërë kritikash ndaj qeverisjes aktuale.

Ajo akuzoi pushtetin se po përdor paratë e taksapaguesve për “blerje votash”, duke përmendur ndarjen e mjeteve financiare për kategori të ndryshme sociale në prag të zgjedhjeve.

Postimi i plotë i saj:

Qysh “Krejt për shtetin, shteti për krejt”?

Prej kur?

Qe 6 vjet që LVV është në pushtet, qytetarët e kanë pa në baza ditore
se shteti nuk është për krejt.

🔻 Krejt paguajmë taksa, por Albini po i përdor paratë tona për të blerë vota.

🔻 Krejt paguajmë çmime më të larta, 18% TVSH në doganë për 7 miliardë importe në vit, e tash një pjesë të vogël të atyre parave po ua ktheni qytetarëve në këmbim të votës.

🔻 Krejt paguajmë karburante të shtrenjta, por pushtetarët ecin me naftë të paguar nga buxheti i shtetit.

🔻 Krejt paguajmë energji më shtrenjtë, por njerëz të afërt me pushtetin përfitojnë nga tregtia me energji dhe importi mbi një miliard euro.

🔻 Krejt duam të marrin pjesë në tenderë për punë publike por kjo qeveri ka dhënë 1544 kontrata njëburimore.

🔻 Krejt duam punësim me meritë, por shteti është mbushur me militantë e njerëz me aktakuza.

🔻 Krejt kemi shpresuar për arsim më të mirë, por jemi me keq.

🔻 Krejt kemi shpresuar për shëndetësi më të mirë, por sot situata është me e rëndë.

🔻 Krejt kemi pritur rrugë të përfunduara, por nuk i kryen as ato që i gjetën të nisura.

🔻 Krejt dojmë institucione të pavarura, por ato u kapën një nga një nga LVV.

Aty ku duhet të ketë shtet, sot ka parti.

Aty ku duhej të ketë drejtësi, sot ka nënshtrim.

Aty ku duhet të ketë shërbim për qytetarin, sot ka shërbim për LVV-në.

Prandaj, më 7 qershor, qytetarët duhet ta kthejnë shtetin aty ku e ka vendin:
në duart e qytetarit.
Kosova nuk është pronë e një partie.
Kosova është e qytetarëve të saj.
#LDK113
#hykmetebajrami12

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka lënë të…