Salah rikthehet në stërvitje

01 korrik 2026 | 16:24

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është kthyer në stërvitje ndërsa e vazhdon rikuperimin nga një lëndim i hamstringut. Gjasat janë rritur që Salah të jetë në fushë në ndeshjen e së premtes që Egjipti e luan ndaj Australisë.

Salah u zëvendësua në barazimin 1:1 të Egjiptit me Iranin në ndeshjen e fundit në grup. Kishte dyshime nëse ai do të aftësohej me kohë për ndeshjen e fazës nokaut.

Por fotografi të publikuara nga federata egjiptiane kanë shfaqur Salahun të buzëqeshur në fushën stërvitore.

“Mbreti është kthyer”, ka shkruar federata egjiptiane.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…