Të lindur në të njëjtën ditë… por sikur i përkasin dy epokave të ndryshme!
Një e histori rastësi e pazakontë për dy sulmuesit portokalli. Patrick Kluivert dhe Ruud van Nistelrooy janë dy emra të mëdhenj të futbollit holandez, dy sulmues të frikshëm në periudha që pothuaj s’ndahen në kohë… por që duken si epoka të ndryshme. Të dy kanë lindur në 1 korrik 1976!
Kluivert ishte djaloshi i artë i Ajax-it të Louis van Gaal. Shënoi golin e fitores në finalen e Champions League 1995 ndaj Milanit të madh të Capellos, në moshën vetëm 18-vjeçare! Më vonë luajti për AC Milan, ku nuk gjeti dot formën e duhur, e pastaj për Barcelonën, ku la më shumë gjurmë.
Në Botërorin ’98, ai ishte pika e referimit e ofensivës holandeze. Van Nistelrooy nisi më poshtë, nga Den Bosch e më pas Heerenveen. Pas France ’98, shpërtheu me PSV-në, duke marrë më pas drejtimin e sulmit te Manchester United, ku u bë një makineri golash. Kaloi edhe te Real Madrid, ku shkëlqeu, dhe e mbylli karrierën në Hamburg e Malaga në moshën 36-vjeçare.
Ndërsa Kluivert ra shpejt, me stacione të fundit si Newcastle, Valencia, PSV e Lille — karriera e tij përfundoi pa lavdi në moshën 32-vjeçare.
Ndërkohë, RVN zgjati më shumë, shkëlqeu më gjatë dhe la një trashëgimi më të gjerë si golashënues klinik.
Gëzuar ditëlindjen Patrick dhe Ruud!
Të lindur në të njëjtën ditë… por për të jetuar në dy ‘epoka të ndryshme’!



