Pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave, Çeku: Nuk e helmoj popullin tim
07 korrik 2026
| 20:50
Për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që kanë ngritur dyshime se qumështi nuk është 100 për qind natyral, Tafë Çeku përmes një lidhje dirkte në emisionin “Kosova Live” ofroi pamje live nga ferma.
Ai tregoi procesin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, madje piu qumësht para kamerës për t’i dëshmuar deputetes Adriana Matoshi dhe publikut se, sipas tij, bëhet fjalë për qumësht tërësisht natyral.



