Dëmtohet objekti përcjellës në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026.
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës – në kullë kanë vërejtur disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, është thënë në raportin e policisë.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e dëmtimit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.



