Masakra në Vushtrri: Pritje e gjatë për një aktakuzë drejtësie

08 korrik 2026 | 20:43

Disa të rinj ishin pjesë e 71 civilëve që, pasi u rrahën e u maltretuan majin e ’99-ës në Vushtrri, u vranë nga serbët.

Njëri nga këta të fundit ishte edhe Radomir Deliq, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë.

Përfundimisht pas 27 vjetësh, dëshmitë për masakrën e 22 majit në Vushtrri u hodhën në letër.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën ndaj serbit Deliq, si një nga pjesëmarrësit që kreu këto krime.

Në dokumentin që e ka siguruar Klan Kosova, tregohet se Deliq, bashkë me të tjerë, i morën civilët shqiptarë e i dërguan fillimisht në shtëpinë e Kahrimon Pasomës, te varrezat e qytetit, ku me të shkuar aty fillimisht i rrahin, i maltretojnë e më pas edhe i vrasin, 71 prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita…