Arjol Bllaca largohet nga FC Prishtina me marrëveshje të dyanshme

11 korrik 2026 | 11:58

FC Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Arjol Bllaca me marrëveshje të dyanshme.

Bllaca iu bashkua skuadrës bardhekaltër në janar të këtij viti, ndërsa gjatë qëndrimit të tij zhvilloi 17 ndeshje zyrtare, duke shënuar një gol dhe regjistruar dy asistime.

Klubi prishtinas e falënderoi Bllacën për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe i uroi suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Jusuf Buxhovi, e ka cilësuar si deklaratë historike fjalën…