ATK apelon bizneset për regjistrimin me kohë të punëtorëve dhe përditësimin e të dhënave
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të regjistrojnë me kohë punëtorët e rinj dhe të sigurohen që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.
Përmes një postimi publik, ATK thekson se regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sipas ATK-së, të dhënat e sakta dhe të përditësuara ndihmojnë në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve ligjore nga ana e punëdhënësve.
ATK u bën apel bizneseve që të respektojnë afatet për regjistrimin e punëtorëve dhe të kujdesen për përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave, duke kontribuar kështu në formalizimin e marrëdhënieve të punës dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.



