Kujdesi në trafik: Policia apelon për vigjilencë pranë makinerive bujqësore dhe mjeteve të rënda

15 korrik 2026 | 13:43

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në rrugët ku lëvizin makineritë bujqësore, makineritë e punës dhe mjetet e tjera të rënda.

Sipas Policisë, çdo vit regjistrohen mbi 100 aksidente trafiku ku përfshihen makineri bujqësore dhe mjete të ndryshme të punës, duke paraqitur rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën, veçanërisht në zonat rurale, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të ulin shpejtësinë kur afrohen pranë mjeteve të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në…