Sot seancë gjyqësore ndaj Hysni Gucatit në Drenas

20 korrik 2026 | 08:24

Sot në Gjykatën Themelore në Drenas do të mbahet një seancë gjyqësore ku do të paraqitet kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca pritet të nisë në orën 11:30.

I kontaktuar nga Klankosova.tv për të sqaruar arsyen e paraqitjes së tij në gjykatë, Gucati nuk ka dhënë detaje lidhur me çështjen për të cilën do të zhvillohet seanca.

Ai ka bërë të ditur vetëm se mediat e interesuara do të kenë mundësi ta ndjekin seancën drejtpërdrejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre shtetas të Kosovës, të cilët ishin raportuar si të…