Akademi përkujtimore për Tahir Sinanin, Kurti vlerëson lart figurën e komandantit

29 korrik 2026 | 23:51

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së komandantit Tahir Sinani.

Duke folur me pietet për luftëtarin e paepur të lirisë, gjeneral Tahir Sinanin, kryeministri Kurti tha se mobilizimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1998, nuk ia shtoi UÇK-së thjesht një luftëtar më shumë, por ia solli asaj një nga oficerët më të dobishëm që aftësitë e tij profesionale ua përcolli qindra ushtarëve të tjerë, para se të përfshihej edhe vetë ai në zemër të luftës.

“Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi t’i mbivendosej zinxhirin komandues të ushtarëve që i kishte trajnuar vet, duke këmbëngulur që fillimisht ta kalonte një sprovë personale, përballjen e parë me forcat armike serbe. Dhe mu kështu edhe ndodhi”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti e vlerësoi lartë figurën dhe angazhimin për çështjen kombëtare shqiptare të komandantit me origjinë nga Tropoja, duke përmendur “betejat të tij me shokë për çlirim dhe bashkim të shqiptarëve”.

“Në aktet kulminante të këtyre luftërave, në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, shfaqet ndër beteja një nga luftëtarët më të spikatur të kësaj çështje: Tahir Sinani”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Mjedisin në Angli ka shpallur gjendje thatësire në…