Tejkalime të rrezikshme në Shtime, dy shoferë gjobiten me 200 dhe 400 euro

09 gusht 2026 | 15:30

Policia ka ndëshkuar dy shoferë në Shtime për kundërvajtje të rënda në trafik, gjatë kontrolleve të shtuara me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë.

Shoferi F.O., 33-vjeçar, i cili drejtonte një automjet “VW Caddy”, është ndëshkuar pasi ka kryer tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri.

Për këtë kundërvajtje, atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Ndërkohë, edhe shoferi M.B., 37-vjeçar, i cili drejtonte një “VW Passat”, është ndëshkuar për tejkalim në vijë të plotë.

Gjatë kontrollit, Policia ka konstatuar se automjeti që ai drejtonte kishte edhe regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025.

Për këto dy kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar gjithsej 400 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe zbatimin e ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Shqipëri kanë vënë nën kontroll zjarret në Krujë…