Të lënduarat nga tragjedia e Vlorës po përmirësohen, nënkryetari i Ferizajt i viziton në spital

18 gusht 2026 | 18:43

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu së bashku me Drejtorin e Administratës, Selim Marevci, ka vizituar Erëza Graincën, e cila po trajtohet në repartin e djegieve plastike në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ndërsa motrat Arlinda dhe Nderime Rexhepi, të shtruara në repartin intensiv të Spitalit Ushtarak të Traumës, nuk janë vizituar për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe kufizimeve që zbatohen për vizitat në repartin intensiv.

Sipas informacioneve të përcjella pas vizitës, motrat Rexhepi kanë kaluar krizën e rëndë shëndetësore dhe tashmë gjendja e tyre është në përmirësim, falë trajtimit intensiv dhe kujdesit të stafit mjekësor.

Gjatë vizitës, në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të lënduarave u është përcjellë urimi për shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjeve të tyre.

Komuna e Ferizajt ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mjekët dhe stafin shëndetësor që po kujdesen për të lënduarat, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në trajtimin e rasteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare,…