Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Durrës

19 gusht 2026 | 08:47

Janë identifikuar tre personat që humbën jetën dhe dy të rinjtë që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit.

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti tip BMW, me të cilin udhëtonin pesë personat, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Përplasja ka rezultuar fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet. Pas aksidentit, makina ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti. Dy të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore, ndërsa trupat e tre viktimave u dërguan në morg, raporton Top Channel.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e rënda të pësuara nga automjeti, i cili është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të aksidentit…