Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LV-ja dhe LDK-ja
Aleanca ka kërkuar transparencë nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për marrëveshjen e mundshme për presidentin konsensual, duke bërë me dije se nuk do ta pengojë një marrëveshje mes dy partive, por kërkon garanci për kushtet e saj.
Deputetja Time Kadrijaj ka thënë: “Ne nuk mundemi me ndalë LDK-në që mos me pasë një marrëveshje politike, mirëpo të jenë transparentë me publikun dhe qytetarët”.
Ajo ka kërkuar që LV-ja ta konstituojë Kuvendin dhe të respektojë Kushtetutën, ndërsa ka përmendur edhe zhbërjen e Ligjit për shtetësinë si kusht shtesë.
Ndërsa deputeti Burim Ramadani ka thënë se për Aleancën nuk është i rëndësishëm emri i presidentit, por përmbajtja e marrëveshjes.
“Për ne me rëndësi është çka dhe jo kush”, ka thënë Ramadani.
Ai ka kërkuar që të sqarohet nëse institucionet e ardhshme do ta përfshijnë Kosovën në projektin e gazit amerikan dhe do të ndërmarrin hapa në sektorin energjetik.



