Barcelona heq dorë nga Julian Alvarez
19 gusht 2026
| 14:23
Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i Julian Alvarez gjatë kësaj vere.
Atletico Madridi ka refuzuar ofertat e katalanasve, përfshirë edhe një propozim prej 100 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas.
Alvarez ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030, ndërsa klauzola e lirimit në marrëveshjen e tij kap shifrën e 500 milionë eurove.
Pas dështimit për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, Barcelona tani duhet të kthejë vëmendjen te alternativat e tjera për përforcimin e repartit ofensiv.



