Zgjatet afati për aplikim në provimin e maturës, rreth 1 mijë nxënës ende s’kanë aplikuar

20 gusht 2026 | 13:25

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se afati për aplikim në provimin e maturës shtetërore është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00.

Sipas njoftimit, aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.

Deri tani, për provim kanë aplikuar 4 650 nxënës. Ndërkohë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1 000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.

Ministria ka bërë të ditur se zgjatja e afatit është bërë për t’u mundësuar të gjithë kandidatëve potencialë përfshirjen në procesin e aplikimit.

 

Nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore duhet të përfundojnë aplikimin brenda afatit të zgjatur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po shqyrton mundësinë e një oferte prej 100 milionë…