Kryetari i Skenderajt nderon me mirënjohje veteranin e UÇK-së, Agim Pllashnikun

24 gusht 2026 | 13:14

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nderuar me mirënjohje veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Pllashniku, për kontributin e tij në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të luftës çlirimtare.

Mirënjohja iu dorëzua Pllashnikut nga vetë kryetari Lushtaku, në zyrat e Komunës së Skenderajt.

Agim Pllashniku është i njohur për angazhimin e tij në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Që nga mbajtja në paraburgim në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ai ka organizuar dhe marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në mbështetje të tyre dhe në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Përmes kësaj mirënjohjeje, Komuna e Skenderajt ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Pllashnikut në ruajtjen e kujtesës dhe vlerave të luftës së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka deklaruar se e…