PSG jo në formë, Enrique: Harrojeni atë që keni fituar, nuk keni fituar asgjë

25 gusht 2026 | 16:29

Trajneri i Paris Saint-Germainit (PSG), Luis Enrique, ka kritikuar paraqitjen e skuadrës pas barazimit 2-2 ndaj Rennesit në ndeshjen hapëse të Ligue 1.

Ousmane Dembélé u zëvendësua në pushim së bashku me Khvicha Kvaratskhelian, pasi PSG-ja e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-2.

Vendimi i Enriques rezultoi i qëlluar, pasi Ferran Torres realizoi të dy golat e PSG-së në pjesën e dytë, duke i siguruar kampionëve francezë një pikë.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll dha një mesazh të qartë për lojtarët e tij, duke theksuar se sukseset e sezonit të kaluar nuk duhet të jenë arsye për vetëkënaqësi.

“Paris Saint-Germain nuk ka fituar asgjë, asgjë. Nëse mendon për atë që ke fituar, nuk do të fitosh më asgjë”, deklaroi Enrique.

Ai kërkoi nga futbollistët që në çdo stërvitje dhe ndeshje të dëshmojnë se janë të gatshëm të luftojnë për trofe të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keid Katona nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…