Presidentët e federatave evropiane diskutojnë për të ardhmen e futbollit, pjesë edhe Ademi

28 gusht 2026 | 10:28

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë pjesë në aktivitetet e UEFA-s në Monako, ku është hedhur shorti për fazën e ligës së UEFA Champions League.

Ademi ka bërë të ditur se në këtë aktivitet ka qenë së bashku me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka, si dhe me drejtues e personalitete të tjera të futbollit evropian.

“Po ashtu mora pjesë edhe në takimin e presidentëve të federatave evropiane dhe përfaqësuesve të UEFA-s, ku diskutuam për të ardhmen e qeverisjes së futbollit botëror, forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe respektimin e parimeve institucionale”, ka shkruar Ademi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hanife Salihu Më 16 Shtator nuk është vetëm një…