Kurti del prej takimit me Abdixhikun nga hyrja e pasme e Kuvendit

02 shtator 2026 | 19:33

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje para pak minutash ka dalur nga takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Nacionale ka siguruar pamje nga Kuvendi i Kosovës, ku Kurti është parë duke dalë nga një hyrja e pasme.

Ky takim vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen Abdixhiku-Kurti për president, Bekim Sejdiun.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala janë emrat që dolën kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje…