KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë
22 shtator 2026
| 12:26
Pjesëtarët e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it kanë dhuruar pajisje sportive për futbollistët e rinj të klubit FC Dardanët në Podujevë.
Aktiviteti është organizuar nga ekipi për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i kësaj komande.
Pas dorëzimit të pajisjeve, pjesëtarët e KFOR-it kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me futbollistët e rinj të klubit.
Sipas KFOR-it, aktiviteti synon forcimin e lidhjeve me të rinjtë dhe mbështetjen e zhvillimit të tyre.
“Kjo nismë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë”, ka njoftuar KFOR-i.




