Emin Pacolli: Paradoksale, por fatkeqësisht e vërtetë!
Shkruan: Emin Pacolli
Mabetex Group dhe familja Pacolli, me përvojën, kapacitetet dhe profesionalizmin e tyre, kanë realizuar ndër vite projekte madhore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë prej këtyre veprave janë vlerësuar nga komisione prestigjioze botërore dhe janë renditur ndër objektet më të çmuara arkitekturore në botë.
Në disa prej tyre valëvitet me krenari edhe flamujt tanë kombëtar, si dëshmi e punës, përkushtimit dhe suksesit të shqiptarëve përtej kufijve.
Ndërkohë, paradoksi i dhimbshëm është se në vendlindjen tonë ku po përballemi me një realitet krejtësisht të kundërt: në vend që investimi, puna dhe kontributi ynë të mbështeten dhe të mbrohen, po bëhen përpjekje që të na pengojnë dhe madje të na e grabisin investimin. Ky është, fatkeqësisht, realiteti që po përjetojmë sot.
Disa prej projekteve të realizuara me sukses nga Mabetex Group dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht janë:
* Presidential Palace of Astana
* Central Concert Hall
* National Classical Theatre of Opera and Ballet
* National Bank of Kazakhstan
* Olympic Ski Centre
* New National Classical Drama Theatre
* Ayan Zalaat Complex, Ulaanbaatar
* Swiss diamond boutique Hotel Romantica
* Vlora International Airport
* si dhe shumë projekte të tjera madhore në vende të ndryshme të botës.
Në botë vlerësohemi për atë që ndërtojmë; në vendlindje detyrohemi të luftojmë për ta mbrojtur atë që kemi ndërtuar me mund,sakrific dhe financuar vetë.
Ky nuk është vetëm një paradoks është një padrejtësi që duhet të marrë fund!



