Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë

23 shtator 2026 | 12:42

Analisti Ilir Kulla ka komentuar ndalimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) pas hetimeve që SPAK nisi ndaj saj dhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kulla tha se Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e diti se do të arrestohej vetë.

“Gjeja me e rende ne kete ceshtjen e ish drejtoreshes se SHISH nuk jane akuzat ndaj saj por fakti qe ajo qe paguhej per te ditur cdo gje, nuk dinte qe po arrestohej vete!”, ka shkruar ai.

Vendimin ndaj Hysenit u mor derisa ajo ishte jashtë Shqipërisë. Ajo mori pjesë në një konferencë në Azerbajxhan.

Nga atje ajo u kthye në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Vërmicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin…