“Sikur po i shohim ata”, familjari i Afrim Bunjakut emocionohet para djemve të çlirimtarëve
24 shtator 2026
| 15:21
Endrit Thaçi, Altin Krasniqi dhe Klestor Veseli, djemtë e krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.
Pas vizitës, djemtë e çlirimtarëve janë përcjellë me fjalë emocionuese nga një familjar i Afrim Bunjakut. Ai u ka thënë se, kur i sheh ata, i duket sikur po sheh vetë ish-krerët e UÇK-së.
“Kur po ju shohim juve, po na doket sikur po i shohim ata. Na vjen me kajtë, për Kadrinë, për baçin Jakupin, për krejt. Për Hashimin na jena krenarë, për kontributin që ata e kanë dhënë dhe po e japin hala. Na keni nderu”, është shprehur ai.



