Hoxha: UÇK-ja s’mund të kushtëzohet
Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka deklaruar se kushtëzimi “votoma presidentin, ta votojë ligjin”, sipas tij, nuk i bën nder Kosovës.
Ai po ashtu ka shtuar se UÇK-ja nuk mund të kushtëzohet, teksa ka theksuar se edhe shkuarja në zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt.
“Me UÇK-në nuk bëhet pazar, UÇK-ja është e të gjithëve, UÇK-ja është e të gjitha partive politike, UÇK-ja është e popullit. Dhe zakonisht ligjet kur votohen, zakonisht kundërshtimet e para i kanë në lexim të parë, kundërshtime nuk kanë në lexim të dytë, sepse konsiderohet se është kryer pjesa kryesore. Ky kushtëzimi që votoma presidentin, ta votojë ligjin në lexim të dytë, as nuk është e ndershme, as profesionale, madje do ta quaja as kombëtare, sepse nuk kushtëzohet UÇK-ja me zgjedhjen e presidentit. Shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon askujt”, ka thënë ai në “Speciale” të “Klan Kosova”.



