Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

09 tetor 2026 | 14:07

Votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka ngjallur reagime të shumta. Aleatët ndërkombëtarë kanë shprehur kritikat e tyre, duke vlerësuar se një ligj i tillë nuk e ndihmon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Ata kanë theksuar se puna dhe mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohen. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë për “Radio Dukagjinin” se zbatimi i këtij ligji do të përballet me sfida.

“Jo pse unë besoj që jam autoriteti që mund ta di saktë se ku qëndron ky ligj në raport me Gjykatën e Hagës, por nga të gjitha analizat që kam vlerësuar nga të tjerët, por edhe nga analiza që vetë e kam bërë, rezulton se do të ketë probleme në zbatimin e këtij ligji. Është vullnet i deputetëve, vullnet i atyre që na përfaqësojnë, të vendosin se çfarë ligji do të nxjerrin. Se si do të shkojë rrugës, mbetet të shihet. Jemi para një situate me shumë dilema, me shumë pikëpyetje”, ka deklaruar ai.

Qelaj ka bërë të ditur se më 14 tetor do të organizojë një punëtori, ku do të trajtohen gjetjet e Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se…