Rrahmani: Më vjen keq për çdo hap që e kam bërë për me ardhë Kurti në pushtet

15 tetor 2026 | 19:38

Eman Rrahmani, i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur pendim për angazhimin e tij në këtë subjekt politik.

Rrahmani në DPT te Fidani ka thënë se i vjen keq për çdo hap që ka bërë që Kurti të vie në pushtet.

“Ka qenë për qëllime të mira. E vërtetë që jemi mashtruar, sepse premtimet kanë qenë të rrugës që do të ishte Kosova. Ka keqpërdorë me ato dhe ka keqpërdorur besimin e secilit. Është për keqardhje, por s’e kemi mendjen të dorëzohemi e as të ndalemi”, tha Rrahmani në Klan Kosova.

Tani, Eman Rrahmani, është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

/Klankosova.tv./

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti, Avdullah Hoti, ka pritur në zyrat…