Haradinaj në Deçan për ‘Ditën e Gështenjës’, vlerëson traditën dhe fermerët
18 tetor 2026
| 15:27
Ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, e cila organizohet në Deçan.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre.
“Një festë që është vazhdimësi e traditës së trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, ka shkruar Haradinaj.



