Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë.
“Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit. Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur”, është theksuar në njoftimin për media.



