Edi Rama publikon pamje nga aktiviteti Shqipëri-Kosovë, fëmijët përgatisin bukë dhe pjekin flinë në saç

26 nëntor 2026 | 13:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi nga aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri–Kosovë, ku fëmijët janë përfshirë në përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka publikuar pamje të fëmijëve duke gatuar bukë dhe duke pjekur flinë në saç, duke vënë në pah ruajtjen e traditave dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.

“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare.

Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Senatorja australiane, Fatima Payman i është drejtuar Senatit duke mbajtur…