Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.
Në fjalimin e saj hapës, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka prezantuar rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ka thënë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur performancë më të mirë, ndaj do të shpërblehen me më shumë fonde.
Konkretisht, Mali i Zi ka realizuar 94 për qind të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria ka realizuar 80 për qind dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka realizuar 56 për qind të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro, raporton “TCH”.
“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin. Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera. Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundin e dytë. Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt. RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro. Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë, ndaj Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, ka thënë Marta Kos.



