Kos, Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do të vij në dhjetor në Kosovë, meqë i keni institucionet
Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten pa fonde nga Plani i Rritjes, ka bërë të ditur sot komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në samitin që po mbahet në Tiranë.
Ndërkohë, BE-ja ka ndarë miliona të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë përmbushur reformat e kërkuara për të përfituar këto fonde.
Në këtë tryezë, ku janë mbledhur Kos dhe liderët rajonalë, ajo i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke njoftuar se në fillim të dhjetorit do të vijë në Kosovë.
“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu mundësi e re për të pasë një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE’së. Kjo është një mundësi për të arritur reforma dhe për të marrë më shumë fonde dhe me shumë kënaqësi në fillim të dhjetorit do të vij në Kosovë për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe se si mund ta zgjerojmë atë meqë tashmë ju i keni të gjitha institucionet e formuara”, ka thënë Kos.




