Barcelona prezanton De Jongun

23 janar 2019 | 21:32

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong nga Ajaxi.

“Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do të bashkohet me klubin katalunas më 1 korrik 2019”, thuhet në konfirmimin e Barçës.

Barcelona gjithashtu bën të ditur se transferimi i tij i ka kushtuar 75 milionë euro, plus 11 milionë euro të tjera bonuse.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në sezonin 2023/24.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne…