Gjilani merr mbështetje prej 1.7 milion euro nga Ministria e Infrastrukturës për projekte lokale

14 mars 2019 | 13:12

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projekteve lokale të kësaj komune.

Komuna e Gjilanit për vitin 2019 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përfiton mbështetje financiare në vlerë prej 1.700.000 euro, për realizimin e disa projekteve të reja infrastrukturore lokale.

Ministri Lekaj ka kërkuar nga i pari i Gjilanit implementim cilësor të projekteve dhe respektim të afateve kohore për zbatim të tyre.

Lekaj e ka siguruar kryetarin Haziri se mbështetja e vazhdueshme e MIT-së për komunat nuk do të mungojë.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj kumtoi edhe lajmin se zgjerimet e hyrjeve në drejtim të Gjilanit nga Prishtina dhe Kllokoti do të fillojnë në muajin qershor.

Këto dy investime që secila kanë kosto nga rreth 4 milionë euro, realizohen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lekaj dhe Haziri diskutuan edhe për zhvillimin e punimeve në autostradën e Gjilanit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e këtij investimi në lidhjen e korridoreve evropiane.

I pari i Gjilanit duke e falënderuar ministrin Pal Lekaj, ka thënë se kjo ndihmë e nivelit qendror, konkretisht nga MIT-ja për projektet lokale është dëshmi se të dyja nivelet kanë bashkëpunim të mirë dhe i kontribuojnë mirëqenies së qytetarëve pa dallim bindjesh politike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot memorandumin e…