“VATRA”, GJITHNJË NË MBOJTJE TË INTERESIT KOMBËTAR

14 mars 2019 | 18:09

Me rastin e 54- vjetorit të vdekjes së Fan S. Noli në Florida të SHBA-ve, njërit nga personalitetet më të shquara të kombit tonënë fushën e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politike, njëherit njëri nga themeluesit e Federatës Panshqiptare Vatra, e cila u formuar më 28 prill 1912, për gazetën “Epoka e re”, biseduam me kryetarin e “Vatrës”, dega e Queensit NY, Skender Murtezani-Gega.
Dega e Queensit NY është njëherit njëra prej 6 degëve më të mëdha dhe më produktive të Federatës Panshqiptare Vatra.

Lulëzim ETEMAJ

“Epoka e re”: Kur është themeluar “Vatra”, dega Queens NY, dhe kush janë themeluesit, poashtu dhe drejtuesit e saj të deritanishëm? Na i thoni poashtu, ju lutem, edhe prejardhjen e tyre nga gjeografia shqiptare.
Skender Murtezani-Gega: Vatra Queens NY është themeluar në Mars të vitit 2013, kur filloi restrukturimi i “Vatrës” në përgjithësi, duke e kthyer sistemin e degëve, si në kohën e Nolit dhe Konicës. Iniciatorë kanë qenë anëtarët më të përkushtuar të “Vatrës”, redaktori i “Diellit”, Dalip Greca, kryetari i atëhershëm, Gjon Bucaj, Besian Krasniqi, nga Prishtina, Merxhan Iseini, nga Shkupi, Musa Belliu, nga Fieri, Erion dhe Arben Bardhi, nga Labëria, Bujar Golemi, Mentorr Dani, Halit Shpuza, nga Shkodra, Muharrem Berisha, nga Peja, Riza Kasneci, nga Kraja, Zikri Meta, nga Struga, Viktor Xamo, nga Vlora, Viktor Gjeta, nga Mirdite, Altin Qosja, nga Elbasani, Saime Serri, Peshkopi/Tiranë, Veiz Belliu, nga Fieri, dhe unë, me prejardhje nga Tetova.
Siç mund të shihet, udhëheqësit e saj janë ngatë gjitha trevat shqiptare. Unë jam anëtar i “Vatrës” që nga 28 nëntori i vitit 1990, tani jam kryetar i degës Queens, në mandatin e tretë dyvjeçarë. Dega Queens është e regjistruar në shtetin e New Yorkut, sipas kërkesës së ligjit. Jam edhe anëtar i kryesisë qendrore këto 6 vitet e fundit.

“Epoka e re”: Këto ditë, më 16 mars, “Vatra”, dega e Queensit NY, e organizon një takimin përkujtimor me rastin e 54- vjetorit të vdekjes së Nolit, themeluesit të “Vatrës”, si dhe përvjetorit të 38- të të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Cilat janë veprimtaritë e parapara të zhvillohen me këtë rast?
Skender Murtezani-Gega: Kemi kontaktuar shumë aktivistë të asaj kohe dhehistorianë. Poashtu kemi studentë të shumtë, të cilët janë angazhuar që t’ishënojmë denjësisht këta përvjetorë tepër të rëndësishëm të historisë sonë. Ata do të përkatisin punime për departamentet e historisë së universiteteve ku studiojnë.
Në këtë takimdo bëhet edhe hapja e Akademisë së Studentëve Shqiptaro-Amerikan, kurse fjalën për këtë moment madhorë do ta këtë njëri ndër nismëtarët, Kristi Sokoli, student i vitit të katërtë të farmacisë. Unë, në fjalën time, do tëpërqendrohem në trajtimin e ndërlidhjes mes Nolit dhe demonstratave të vitit ’81 në Kosovë.

“Epoka e re”: Çfarë raportesh ka “Vatra” me Atdheun dhe cila është ana e veçantë e tyre?
Skender Murtezani-Gega: “Vatra”, dega Queens, tërë veprimtarinë e deritanishme e ka patur me Atdheun dhe për Atdheun. Kemi marrë madje edhelavdata nga qeveria shqiptare për angazhimin tonë, që nga krijimi në vitin 2013, për riatdhesimin e Mithat Frashërit. Isha i vetmi që mbajti fjalim me rastin e përcjelljes së Frashërit prej Amerikës, që e organizoi qeveria e Shqipërisë. Prandaj mirënjohja i kaloi Vatra Queens-it. Na ka ngelur ende këtu Noli i madh. Për riatdhesimin e tij të samëparshëm duhet të jetë i interesuar i gjithë Kombi ynë. Noli është një nga shtyllat e Kombit, i cili u shkri për vendit e tij. Ai vetë riatdhetsoi Faik Konicën, por për fat të keq, si rilindas modern dhe i fundit, ngeli pa “avokat kombëtar”, prandaj nuk ka ndodhur ende riatdhesimi i tij. Sot është koha që ne të bëjmë detyrën tonë. Unë edhe në kuvendin e fundit të “Vatrës” riatdhetsimin e tij e arsyetova me rëndësinë strategjike kombëtare që ka ai, ndërsa mora si shembull veprimi punën e tij në riatdhetsimi e Faik Konicës. Nëse Noli insistoi dhe e kreu detyrën e riatdhesimit të Konicës, pse të mos riatdhetsohen edhe eshtrat e tij në tokën të cilës ia kushtoi gjithë jetën.
Para 4 vitesh kërkuam gjithashtu në takimin tonë, dhe kjo është e botuar në fb-në e degës, të këtë një ligë të përbashkët Kosovë-Shqipëri për të gjitha sportet, duke dhënë dhjetëra shembuj të ngjashëm në botë.
E kemi dhënëmendimin tonë edhe kur këtu ishin Zijadin Sela dhe nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, se duhet të dalin si një forcë politike e jo të varur nga partitë bullgaro-serbe.
Edhe para krijimit të degëve, për 23 vite kam qenë i idesë, që“Vatra”të hapet për të gjithë shqiptarët.
Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të interesit tonë të përgjithshëm kombëtar, pa i dëmtuar asnjëherë të tjerët, dhe në pajtim me agjendën amerikane në raport me Kombin tonë.

“Epoka e re”: Duke qenë se jeni nipi i Mehmetriza Mertezanit- Gega, i cili krahas Adem Demaçit është njëri nga figurat më emblematike të Lëvizjes sonë kombëtare, na thuanidiçka nga kujtimet që iruani me xhelozi të madhe nga koha e kaluar me të?
Skender Murtezani-Gega: Isha në moshën 13-vjeçare (1974), kur Baca Adem Demaçi erdhi që ta takonte xha Mehmetin, i cili posa kishte dalur nga burgu. Më ulën në mes, ndoshta pse isha “djali mëi madh në familje”. Njëkohësisht erdhën 20 vetura. Nuk kishte ndodhur kurrë në Tetovë të mblidhen kaq shumë patriotë në një vend, edhe përkundër rreziqeve të kohës.
Një moment tjetër: Në po këtë moshëfillova t’i ndihmojë xhaxhait tim në puntori për të riparuar divanet. Pas “pune” zakonisht dilja me një libër të fshehur të Fishtës, Naimit, Samiut De Radës, që në atë kohë ishin të ndaluar. I dija mirë rrugicat, dhe kjo më ndihmonte për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli.
Mehmetriza Mertezanit- Gega ishte fetar, por kurrë feja nuk ka qenë pjesë e bisedave të tij. Për të gjithmonë në radhë të parë ka qenë çështja shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspektoratit në Prizren gjatë kontrollit të rregullt inspektues…