Qalaj dhe Braathu diskutojnë për çështjen e sigurisë
17 prill 2019
| 13:55
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.
Sipas një njoftimi të PK-së, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të bashkëpunimit të ndërsjellët ndërinstitucional.
/Epoka e re/



