Vetteli: Askush nuk me mund në Suzuka

10 tetor 2019 | 11:18

Piloti gjerman Sebastian Vettel beson se do të triumfojë ditën e diel në garën e Çmimit të Madh të Japonisë.

“Pa asnjë dyshim, Suzuka është pista që pëlqej më shumë në Botërorin e Formulës 1. M’i kujton ato pistat lodër që përdornim kur ishim fëmijë. Nuk është një pistë banale. Sidomos pjesa e parë e saj është mjaft tërheqëse. Mendoj se me makinën Ferrari që kemi në dispozicion këtu do të fitojmë. Jam i bindur se fitoren këtë herë nuk ma heq njeri, as rivalët e as urdhrat e skuadrës”, ka thënë piloti i Ferrarit.

Në fund, piloti gjerman ka një dedikim për tifozët japonezë. “Janë të jashtëzakonshëm. I gjen aty shumë orë para se të mbërrijnë pilotët dhe të transmetojnë dashuri e respekt. Kjo është fantastike. Ia vlen të garosh për ta”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E keni pyetur ndonjëherë veten se “sa shpejt mund të…