Uzuni: Jam krenar që i përfaqësoj ngjyrat kuqezi

12 nëntor 2019 | 11:31

Shqipëria do të luajë përballë Andorrës dhe Francës në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Evropianit. Këto takime do të shërbejnë për ta konsoliduar përfundimisht grupin e Rejës dhe për ta rritur entuziazmin sa iu përket kualifikuesve të radhës, pasi shenjat e para pozitive janë dhënë.

Në konferencën për shtyp kanë qenë të pranishëm edhe dy lojtarët kuqezinj, Emanuele Ndoji dhe Myrto Uzuni. Ky i fundit është shprehur se për të mjafton që të vijë ftesa nga Kombëtarja, pa pasur shumë rëndësi se ku gjendet në të.

“Është tjetër gjë klubi dhe tjetër gjë kur vjen te Kombëtarja. Kjo të jep më shumë besim kur grumbullohesh nga Shqipëria. Nuk jam zhgënjyer kur nuk më erdhi ftesa, por nuk ndihesha mirë përbrenda. Reja më thirri pasi e ka parë që kam luajtur gjithmonë te Lokomotiva e Zagrebit. Ftesa është aty dhe nuk mungon. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që përse nuk e thërret. Unë dua t’i luaj të gjitha ndeshjet. Mjafton të jesh pjesë e listës te Shqipëria, mjafton të jesh pjesë e saj. Nuk ka rëndësi nëse je te kryesorja apo tek e pritjes. Tani jemi në ‘Arenën Kombëtare’, shtëpinë tonë të re dhe do ta kemi mbështetjen e tifozëve”, ka thënë Uzuni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i keq ka përfshirë Vlorën, duke u shoqëruar me…