Godin mund të rikthehet në Atletico

10 prill 2020 | 20:53

Diego Godin u cilësua nga të gjithë si goditja e duhur për Interin, me Antonio Conten që kërkonte një mbrojtës ekspert për t’i besuar repartin e prapavijës në krah të njërit mes Milan Shkriniar dhe Stefan De Vraj. Por aventura e mbrojtësit të fortë uguruajan nuk ka shkuar ashtu siç ai kishte ëndërruar.

Godin tashmë nuk shikohet si një titullar i padiskutueshëm nga Antonio Konte, që ka graduar lider të prapavijës qendërmbrojtësin holandez, që së bashku me sllovakun kanë marrë bekimin e trajnerit.

Godin po mendon lamtumirën pas vetëm një sezoni dhe, sipas “todofichajes.com”, Simeone do të priste krahëhapur rikthimin e tij në Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Tri javë pasi ishte diagnostikuar me COVID-19, infeksioni i…