Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare futbollisti shqiptar

26 prill 2020 | 10:19

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 36-vjeçare ish-futbollistit shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari. I ndjeri vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Koronavirusi. Zulabeari qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve. Para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthimi i Koronavirusit në Itali ka mundur të fillonte në…