Dumoshi: Kam biseduar me ministrin Vitia, po presim përgjigje
09 maj 2020
| 00:05
Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka folur sonte në lidhje me rikthimin e aktiviteteve sportive. Dumoshi ka folur veçanërisht për futbollin, të cilët duhet të fillojnë kampionatet para 1 qershorit.
“Kam pasur një takim me federatat sportive të enjten kemi bërë një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për të lejuar rifillimin e aktiviteteve sportive. Futbolli e ka një datë të caktuar kur duhet të përfundojnë ndeshjet”, ka thënë Dumoshi për RTV Dukagjinin.
“Kam biseduar edhe në telefon me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe po presim të marrim një përgjigje sa më shpejt”, ka shtuar Dumoshi.



