PSG-ja i ofron dy lojtarë Interit për Icardin

11 maj 2020 | 09:57

Paris Saint Germain ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Mauro Icardit, por kërkon një formulë tjetër dhe jo “cash”

“L’Equipe” shkruan se Nasser Al-Khelaïfi ka hartuar tashmë strategjinë e tij, e cila përfshin dy nga lojtarët më të talentuar të ekipit/ Pasi e pa të pamundur për të blerë Lautaro Martinezin, përparësia e të cilit është Barcelona, ​​dhe duke e ditur që Edinson Cavani do të largohet me kosto zero, PSG kërkon të mbajë Icardin, i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë të rëndësishëm: Draxler kushton 36 milionë euro, ndërsa Paredes vlerësohet 40 milionë euro. Tani mbetet për t’u kuptuar nëse të dy janë pëlqyer nga Antonio Conte, i cili ka strategji të qarta për lojtarët që bëjnë pjesë në skemën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Brazili është në mesin e vendeve që po vuan…