Vdes nga koronavirusi mundësi i njohur japonez

14 maj 2020 | 11:16

Mundësi i famshëm japonez i sumos, Kiyotaka Suetake, i njohur si Shobushi, ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit.

Sipas deklaratës së Shoqatës Japoneze të Sumos, atleti 28-vjeçar, i cili po kurohej në një spital në Tokio, pësoi dëmtime të shumta të organeve.

Shobushi u diagnostikua me COVID-19 në prill. Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020 janë shtyrë deri në vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë.

Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021 ndërsa Lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga 24 gusht deri më 5 shtator 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së…