Vdes boksieri i ri Ensar Mujota

17 maj 2020 | 13:50

Boksieri 15-vjeçar nga Kosova, Ensar Mujota, vdiq të dielën, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.

Mujota vdiq pas një aksidenti me traktor, siç ka mësuar Koha.net.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj në emër të Bordit të FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mujota dhe KB ‘Skender Salihut’. Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij te KB ‘Skender Salihu’ në Shtime. Ai u dallua si sportist i vërtetë dhe u shqua si një djalë shembullor dhe i afërt me të gjithë”, është shkruar nga zëdhënësi i FBOXK-së, Latif Demolli, në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji qershor është dhënë si afat optimal për mbajtjen e…