Alvesi krahason Barcelonën me Muhammad Alin
Në finalen e vitit 2015 në Ligën e Kampionëve, Barcelona e mposhti skuadrën e Juventus (3-1).
Sipas Dani Alves, brazilianit që atë kohë aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtjes, Barça ishte si Muhammad Ali në atë ndeshje.
“Ne luanim kundër një skuadre të fortë fizikisht, dhe e dinim se duhet fituar duke mbajtur topin. Nuk kishte rëndësi sa të fortë ishin kundërshtarët, nëse i bënim të na ndjekin pas, derisa u lodhën”, ka thënë Alves.
“Në momentin kur ata dorëzohen, është momenti kur ti sulmon. Ne ishim si Muhammad Ali: Shkonim si flutura dhe thumbonim si bletët”, ka shtuar braziliani.
Pas tripletës me Barcelonën, Alves zgjodhi të kalonte një aventurë edhe me skuadrën e Juventusit, për të kaluar më pas te PSG-ja dhe së fundmi në Superligën e Brazilit.



